Zëri i Rusisë Mjekët rusë presin me padurim nga kolegët e tyre amerikanë mostrat e shtameve të premtuara të virusit të ri të gripit A H1N1 për studimin e tij, deklaroi Kryemjeku sanitar i vendit Genadi Onishenko. Në Rusi po merren të gjitha masat për moslejimin e depërtimit në vend të këtij infeksioni të rrezikshëm, deklaroi Onishenko. Ai njoftoi se në Rusi tani për tani nuk është evidentuar asnjë rast i kësaj sëmundjeje. Me qëllim që të mos lejohet depërtimi në Rusi i sëmundjes në fjalë janë marrë masa të rrepta kontrolli veterinar dhe doganor në pikat kufitare të lejim-kalimit dhe në aeroportet ndërkombëtare të vendit. Sot autoritetet ruse do të zhvillojnë një mbledhje selektore me rajonet për masat e luftës kundër virusit. Sipas të dhënave të OBSH, kjo sëmundje është përhapur tashmë në 20 vende dhe viktima të saj janë bërë 22 persona në Meksikë dhe 1 në SHBA-s.