Zëri i Rusisë Pjesëmarrësit e konkursit “Eurovizion-2009” po zhvillojnë në Moskë provat e para dhe po japin konferencat e para për shtyp. Konkuruesi nga Belgjika Patrik Ushen njoftoi se do të këndojë këngën me titull “Sorucat” duke mbajtur në dorë një mace të gjallë. Pjesëmarrësit e grupit Gipsy.cz nga Çekia do të këndojnë “Himni cigan” (Aven Romale). Izraeli do të prezantohet me duetin e aktores palestineze Mira Avad dhe këngëtares izraelite Noa. Ato do të këndojnë këngën me titull “Duhet të ketë rrugëdalje tjetër” në tre gjuhë: anglisht, hebraisht dhe arabisht. Rusinë do ta përfaqësojë Anastasia Prihodko me këngën “Mamo”. Provat gjenerale do të zgjasin deri më 10 maj. Këtë ditë, në sallën e ekspozitës “Manjezh”, në qendër të Moskës do të zhvillohet ceremonia e hapjes së konkursit.