0Dorëheqja e Shefit kryeqytetas të Drejtorisë së Përgjithshme të Punëve të Brendshme (DPPB) të kryeqytetit Proninin mbas tragjedisë që ndodhi në jug të Moskës më 27 prill kur drejtuesi i Degës Qarkore të Punëve të Brendshme “Caricino” Denis Evsjukov hapi zjarr më armë në një supermarket të Moskës është absolutisht në përputhje me ligjet, mendon Përfaqësuesi i Këshillit të Federatës Sergei Mironov. “Ajo që ndodhi, është jo vetëm vrasje çnjerëzore, por dhe përdorim nga ana e bashkëpunëtorit të organeve të ruajtjes së rendit të armës që ishte shpallur në kërkim”, shtoi Mironov. Zëvendës i përkohshëm i drejtorit të DPPB të Moskës u emërua major-gjenerali i milicisë Aleksandër Ivanov.