0Në takimin e Kreut të MPJ të Këshillit Arktik në qytetin norvegjez Troms, Sergei Lavrov deklaroi se Rusia është e gatshme të zërë pozitë prej liderjeje në fushën e profilaktikës dhe neutralizimit të katastrofave teknogjene. Pjesëmarrësit e këtij Këshilli morën vendimin për të filluar procesin e negociatave në lidhje me dokumentin e parë panarktik për bashkëveprimin reciprok në raste situatash emergjente në det dhe në ajër. Rusia propozoi gjithashtu krijimin e projektit “Memoria elektronike e Arktikës”, i cili presupozon krijimin e arkivës elektronike dhe aksesin në burimet informative të qarkut polar verior të Tokës, në Internet.