Bashkëpunëtorët e Drejtorisë së punëve të brendshme të Moskës do të jenë në rregjim të përforcuar shërbimi ajror dhe ujor nga 1 deri më 16 maj në lidhje me përgatitjen dhe zhvillimin në kryeqytetin rus të konkursit të muzikës së lehtë “Eurovision 2009”. Në këto ditë në aeroportet Sheremetievo. Domodedovo dhe Vnukovo milicia do të marrë masa suplementare për ushtrimin e kontrollit ndaj qytetarëve që vijnë në Moskë, valixheve dhe bagaxheve të dorës.