Në Moskë startoi aksioni patriotik “Shiriti i Shën Gjergjit” kushtuar Ditës së Fitores. Deri më 9 maj organizatorët e tij-aktivistët e Lëvizjes së rinisë “Nashi” (“Tanët”)-do tu shpërndajnë qytetarëve shirita me vija në ngjyrë zi-portokalli, të cilët destinohen të kujtojnë heroizmin e veteranëve të Luftës së Madhe Patriotike. Aktiviteti po zhvillohet në të gjitha qytetet e Rusisë si dhe jashtë shtetit. Radiokompania “Zëri i Rusisë” po i dërgon tashmë “Shiritat e Shën Gjergjit” auditorit të vet në 160 vende të botës.