Milicia e Moskës po bën gjithçka të mundur me qëllim që të garantojë sigurinë e pjesëmarrësve dhe mysafirëve të konkursit “Eurovision 2009”, të cilët tashmë filluan të mbërrijnë në kryeqytetin rus. Kështu deklaroi në brifingun e sotëm në MPB të Rusisë përfaqësuesi i këtij dikasteri gjeneral-majori Nikollai Trifonov. “U krijua qendra e drejtimit operativ, thotë ai. Ne do të kemi mundësi të shohim dhe të kontrollojmë situatën edhe në kompleksin e stadiumit Olimpijskij, ku do të zhvillohen të gjitha debutimet e konkursantëve, edhe në Maniezh, ku do të zhvillohet ceremonia zyrtare e hapjes së Eurovisionit. Gjeneral-majori saktësoi, se masat komplekse të sigurimit përhapen edhe në aeroportet, stacionet e trenave, itineraret e lëvizjes së grupeve që vijnë nga jashtë, vendet e akomodimit të tyre. Hotelet do të merren nën roje 24 orëshe me qëllim që pjesëmarrësit e këtij aktiviteti ta ndjejnë veten në mënyrë komforte dhe të qetë. Milicia e Moskës, gjatë përgatitjes për të ushtruar një kontroll të rreptë përkatësisht ruajtjes së rregullit në qytet, e percepton për mrekulli, se këto ditë maji (finalja është përcaktuar të zhvillohet me datë 16) duhet të bëhen për moskovitët dhe mysafirët ditë feste të vërtetë, të mbushura me gëzim, emocione, me gjendje të mirë shpirtërore. Prandaj punën e vet bashkëpunëtorët e MPB kanë ndërmend ta bëjnë të padukshme dhe jo invadente, duke ia besuar shumë funksione mjeteve teknike bashkëkohore. Kurse vetë ata do të veshin uniformat e tyre festive!