0Deputeti i Parlamentit Evropian nga Rumania konfirmon se qeveria e Rumanisë ka një plan sekret për popullimin me moldavianë të pajisur me pashaporta rumune të distrikteve Hargita dhe Kovasna, ku jetojnë hungarezët. Deputeti Laslo Tokes deklaroi për mjetet e informimit masiv se politika e qeverisë rumune, që është e lidhur me pretendimet e kamufluara territoriale, jo vetëm keqëson marrëdhëniet me Moldavinë, por dhe drejtohet për ndryshimin artificial të përbërjes etnike të popullsisë në Transilvani.