0Sistemi botëror i sigurimit energjetik nuk është i aftë të paralajmërojë dhe të zgjidhë konfliktet, shprehet me bindje Presidenti i Rusisë Dmitri Medvediev. Në mbledhjen e zhvilluar me anëtarët e qeverisë ai kujtoi mbi idenë e nënshkrimit të dokumentit ndërkombëtar juridikisht të detyrueshëm për zbatim në lidhje me përcaktimin e rregullave të lojës në sferën energjetike, pjesëmarrës të të cilit do të bëhen vendet kryesore prodhuese, transitore dhe konsumatore të burimeve energjetike. Këtë ide Medvediev për herë të parë ia adresoi “G-8” dhe “G-20”, si dhe partnerëve në BSHP-ra dhe BE gjatë vizitës së tij të paradokohshme në Finlandë.