Dirigjenti i famshëm rus Valeri Gergijev i shtoi dekoratave e medaljeve të veta të shumta edhe titullin Ambasador i Lojrave Olimpike Dimërore të vitit 2014, të cilat, siç dihet, do të zhvillohen në qytetin rus Soçi. Duke marrë certifikatën e Ambasadorit maestro Valeri Gergijev iu bashkua grupit të qytetarëve të shquar rusë, të cilët përfaqësojnë Olimpiadën e Bardhë të Soçit.