Në Muzeun e Historisë Bashkëkohore të Rusisë u hap ekspozita e 100 fotografive unikale të Teatrit legjendar moskovit në Tagankë, i cili kremton këtë vit 45 vjetorin e vet. Autor i këtyre fotografive është mjeshti rusi i fotografisë me famë botërore Anatoli Gagarin. Ai ka fotografuar në teatër që nga 1964 e deri në vitin 1990 dhe si rezultat u grumbullua një arkiv impresionues fotografish nga spektaklet e vëna në skenë, portretet e njerëzve pa të cilët nuk mund të përfytyrohet Teatri në “Tagankë”.