Siç njofton Internet botimi “Morskoi biluten-sovfcracht”, cisterna ruse shmangu sulmin e piratëve. Anija NS Commander, e cila i përket kompanisë ruse “Novoship”, u sulmua nga tre anije piratësh të armatosur me automatikë dhe granatahedhës. Shpëtimi nga sulmi i banditëve detarë u bë i mundur si rezultat i kursit të marrë për manovrim me zotësi dhe rrijes së shpejtësisë së lundrimit. Mbas këtij incidenti cisterna vazhdoi rrugën drejt portit të Singaporit, për ku dhe ishte nisur.