Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e rriti nivelin e rrezikut të infektimit prej virusit të “gripit të derrave” nga shkalla 3 deri në 4. Sipas klasifikimit të OBSH-së, rritja e rrezikut deri në nivelin e katërt do të thotë se ky virus tregoi aftësinë e vet për të kaluar nga një njeri tek një tjetër dhe shkaktoi përhapjen e sëmundjes, si të paktën, në territorin e një vendi të tërë. Në Evropë u identifikuan rastet e prekjes nga kjo sëmundjeje tek dy skocezë dhe një banor i Spanjës.