Në Soçi u ndalua gazetari amerikan Kit Gesen, i cili ndodhej në qendrën zgjedhore në rolin e vëzhguesit, pa patur me vete vërtetimin e gazetarit dhe kartën e akreditimit. Pas bisedës me përfaqësuesin e shërbimit të emigracionit Gessen u la i lirë. Nga Gessen u kërkua që të shkruante një letër justifikuese në lidhje me sqarimin e faktit se “çfarë bënte ai në qendrën e votimit”.