Në gjendje dehjeje të fortë Drejtori i Degës së Punëve të Brendshme të qarkut “Caricino” Denis Evsukov hapi zjarr mbi personelin shërbyes dhe blerësit e supermarketit të Moskës “Ostrov”. Si rezultat, gjetën vdekjen një vajzë që punonte në kasë dhe një burrë, ndërsa gjashtë persona të tjerë u plagosën. Përpara kësaj mënxyre, 30 vjeçari Denis Evsukov qëlloi për vdekje me armë zjarri shoferin e makinës së markës “Shevrole”, i cili e solli atë deri tek supermarketi. Këmbimi i zjarrit ndodhi në mbrëmjen e 27 prillit. Komiteti hetimor pranë Prokurorisë së Federatës Ruse ngriti ndaj tij çështjen penale sipas nenit të “Vrasjes së dy dhe më shumë personave”.