Të dielën në Uashington u mbajt mbledhja e Komitetit për zhvillimin e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. Në komunikatën e kësaj mbledhjeje thuhet, se kriza do të ndikojë negativisht në plotësimin e detyrave të zhvillimit të mijëvjeçarit, të cilat u përcaktuan nga bashkësia botërore. Sipas mendimit të anëtarëve të komitetit, veprimet e pjesëmarrësve të samitit të paradokohshëm të “G-20”, ishin tej mase të koordinuara dhe të organizuara.