Ceremonia solemne e hapjes së organizatës së parë në Evropë të të larguarëve nga Osetia me emër “Këshilli i alanëve” u zhvillua të dielën në Antverpen. Shkak për vetëorganizimin e osetinianëve u bë agresioni gjeorgjian kundër Osetisë së Jugut në gusht të vitit 2008, pas të cilit përfaqësuesit e diasporës osetiniane në Evropë dolën në mitingje përpara ndërtesës së Këshillit të BE dhe selisë së NATO-s, duke protestuar kundër qendrimeve tendencioze të Perëndimit ndaj këtyre ngjarjeve. Në pritjen e organizuar në sallën e banketeve të hotelit “Hilton” në qendër të Antverpenit, Ambasadori i Federatës Ruse në Belgjikë Vadim Llukov i dha si dhuratë organizatës së re shoqërore një bibliotekë të tërë prej 345 librash në gjuhën ruse dhe 166 libra në gjuhën osetiniane.