Politikanët e BE iu dhanë tundimit të ri, si i thonë fjalës, “për t’i hapur telashe” Rusisë. Si platformë e përshtatshme për këtë qëllim u zgjodh Samiti energjetik në Sofje, i cili do të zhvillohet me pjesëmarrjen e 28 shteteve të Evropës JugLindore, Azisë Qendrore, Transkaukazisë, SHBA-s, Rusisë, Katarit, si dhe një sërë organizatave evropiane. Shënjestër e spekullimeve politike u bë gazsjellësi “Rryma Jugore”, pavarësisht nga pjesëmarrja në të, si të paktën, e 7 vendeve të BE. Dëgjoni se ç’shkruan në lidhje me këtë vëzhguesi i radiokompanisë “Zëri i Rusisë” Konstantin Garibov. Me qëllim që të provokohet “ethja e gazit” e radhës rreth Rusisë, pjesëmarrësve të Samitit iu hodh për përtypje teza mbi atë, se Brukseli, gjoja, arriti ta bindë Sofien për të mos nënshkruar marrëvedhjen detyruese me Moskën përkatësisht gazsjellësit “Rryma Jugore”. Që, në këtë mënyrë, të përqendrohet vemendja tek projekti “Nabukko”, nëpërmjet të cilit gazi në Evropë do të furnizohet me anashkalim të territorit të Rusisë. Pikërisht për këtë arsye, konfirmojë mjeshtërit e të gatuarit të “shpifjes sensacionale ala sofiançe”, Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin nuk erdhi për pjesëmarrje në Samitin në Bullgari. Ndërkohë, Ministri rus i energjetikës Sergei Shmatko i siguroi kolegët e vet të forumit mbi pandryshueshmërinë e vendimit për vënien në funksionim të gazsjellësit “Rryma Jugore” jo më vonë se aty nga viti 2015. Më parë Sekretari i shtypit i Kryetarit të qeverisë ruse Dimitri Peskov vuri në dukje se përfundimet e Samitit në Sofie Vladimir Putin dhe kryeministri i Bullgarisë Sergei Stanishev do t’i diskutojnë të hënën në Moskë. Gjatë kësaj burimet në qeverinë ruse nuk përjashtojnë mundësinë e asaj, se pikërisht atëhere palët dhe do të nënshkruajnë marrëveshjen mbi ndërtimin e gazsjellësit “Rryma Jugore”. Me një fjalë, është krejtësisht evidente përpjekja për ta nxjerrë Rusinë jashtë rrethit të interesave të saj gjeopolitike dhe për të krijuar, në rastin konkret, avantazh politik për projektin “Nabukko”, mendon Kreu i shoqërisë ruse të gazit Valeri Jazjev. “Ky projekt është bërë tashmë, i mërzitshëm, bajat. Ai është i rëndësishëm, interesant, i konfliktshëm, në shumë gjëra i diskutueshëm. Gazjellësi “Nabukko” parashikon transportimin e gazit nga Turkmenia, Irani dhe Azerbajzhani në Evropë deri në Austri, po ashtu si dhe “Rryma Jugore”. Deri tani vazhdon të tingëllojë tema, të cilën unë e mbështes plotësisht, se nuk ka një bazë të mjaftueshme lënde të parë për mbyshjen e këtij gazjellësi. Edhe “Rryma Jugore”, edhe linja e dytë e gazsjellësit “Rryma e kaltërt”, edhe “Nabukko” në njëfarë shkalle janë konkurrentë. E vetmja gjë që duhet të evidentohet këtu është ajo, se projektet tona janë plotësisht të siguruara me lëndë të parë, ndërsa “Nabukko” është akoma nën pikëpyetje. Ata që përpiqen në prapaskenat e Samitit energjetik të Sofies të fusin pykën në bashkëpunimin energjetik ruso-bullgar, lënë me ndërgjegje plotë në heshtje gjënë më kryesore. Dhe pikërisht: se në kuadrin e këtij projekti fillimisht ruso-italian, Rusia tashmë nënshkroi marrëveshjet ndërqeveritare me Bullgarinë, Serbinë, Hungarinë dhe Greqinë. Ndërsa tani radhën e kanë Austria dhe Sllovenia.