“Zëri i Rusisë” i dërgon auditorit të vet “Shiritat e Shën Gjergjit” në 160 vende të botës. Parnerët tanë për shpërndarjen e shiritave këtë vit u bënë përfaqësitë e Fondit “Bota ruse” në vendet e huaja, Klubet e dëgjuesve të radiostacionit “Zëri i Rusisë”, Qendrat kulturore ruse, Qendrat e diasporës ruse në vendet e mbarë botës. Radiokompania i kushtoi Ditës së Fitores së Madhe dhe Aksionit “Shiriti i Shën Gjergjit” projektin e vet special në saitin e Internetit www. 9may.ruvr.ru. Ky sait në gjuhën ruse dhe angleze tregon për historinë e këtij Aksioni, për atë se si është zhvilluar ky aksion në vite të ndryshme në Rusi dhe në botë.