Gjenerali Aleksandër Shliahoturov u emërua me dekret të Presidentit Dimitri Medvediev Shef i Drejtorisë Kryesore të Zbulimit të Shtabit të Përgjithshëm të Rusisë. Më parë këtë post e zinte Valentin Karabelnikov, i cili u largua nga shërbimi ushtarak për shkak të moshës së thyer. Aleksandër Shliahoturov deri para emërimit të ri ka qenë Zëvendës i parë i kreut të DKZ.