Dy guerilas-kamikaze kryen një akt terrorist në Bagdad. Si rezultat gjetën vdekjen jo më pak se 60 pesona, më shumë se 125 të tjerë u plagosën. Sipas të dhënave të policisë, guerilasit, të cilët ndodheshin pranë xhamisë fort të nderuar të shiitëve në rajonin Kazimia, në një interval kohor prej disa minutash, vunë në veprim mekanizmat shpërthyese të mbërthyera pas brezit. Midis të vrarëve ka dhe pelegrinë nga Irani.