0Këtë fundjave në Budapest do të zhvillohet balloja e parë ruse. Në të janë ftuar për pjesëmarrje sipërmarrës, të diplomuar të shkollave të larta ruse, si dhe të gjithë ata që shfaqin interesim të gjallë për Rusinë. Idenë e zhvillimit të ballos ruse, si ngjarje që i shërben forcimit të lidhjeve ekonomike ruso-hungareze, e mbështeti Ministria e zhvillimit kombëtar dhe ekonomisë e Hungarisë. Qarkullimi i mallrave midis të dy shteteve për pesë vitet e fundit u trefishua dhe Rusia, sipas këtij treguesi, doli në vendin e dytë ndër partnerët kryesorë të tregtisë së jashtme të vendit në Dunub.