Takimi ministror në kuadrin e Këshillit Rusi-NATO vazhdon të mbetet akoma në rendin e ditës. Siç njoftojnë nga MPJ e Rusisë, më 19 maj Ministri Sergei Lavrov ka ndërmend të shkojë në Bruksel. Në këtë mbledhje do të shqyrtohen aspektet politike të bashkëpunimit, nënvizon MPJ. Bashkë me këtë Moska kujtoi se bashkëpunimi në lidhje me linjën ushtarake mbetet nën pikëpyetje për shkak të qëllimeve të NATO-s për zhvillimin e manovrave stërvitore ushtarake në territorin e Gjeorgjisë.