Pentagoni po rishikon strategjinë e vet bërthamore. Siç njoftuan përfaqësuesit e këtij dikasteri që shprehën dëshirën të mbeten anonimë, analizimi i rreziqeve të reja kërcënuese do të ndërlidhet me negociatat me Rusinë për shkurtimin e mëtejshëm të armatimeve strategjike ofensive. Sipas vlerësimeve aktuale të Pentagonit, Rusia nuk paraqet rrezik kërcënues ushtarak për SHBA-s dhe aleatët e tyre në shkallë të tillë aq të lartë si në kohërat e “luftës së ftohtë”. Prioritet i ri i administratës amerikane është mospërhapja e armës bërthamore. Strategjia bërthamore e rinovuar e SHBA-s duhet t’i paraqitet Kongresit amerikan në fillim të vitit 2010.