Ministri i Punëve të Jashtme i Japonisë Hirofumi Nakasone u propozoi të gjitha vendeve, të cilat zotërojnë armë bërthamore, që të fillojnë punën për shkurtimin e arsenaleve të tyre. Duke mbajtur fjalim në Tokio për çarmatimin global bërthamor, Nakasone theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e përdorimit paqësor të energjisë atomike dhe kontrollit mbi materialet bërthamore.