Organizata e mbrojtësve të të drejtave të njeriut “Amnistia ndërkombëtare” akuzoi NATO-n për krimet ushtarake të kryera në Serbi 10 vjet më parë. Ajo kërkoi nga NATO që të marrë mbi vete përgjegjësinë për vrasjet e banorëve paqesorë në kohën e bombardimit të ndërtesës së Radiotelevizionit shtetëror të Serbi më 23 prillit të vitit 1999, duke i quajtur ato “krime lufte”. “Amnistia ndërkombëtare” u bënë thirrje vendeve të NATO-s që të bëjnë hetime të pavarura dhe tu kompensojnë dëmin e shkaktuar viktimave dhe të afërmve të të vrarëve.