Një ditë përapara Ditës së kujtimit të viktimave të genocidit ndaj popullit armen të vitit 1915, Erevani dhe Ankaraja deklaruan mbi përpunimin e “Hartës rrugore” të destinuar për normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe. Me këtë u bë dhe hapi i parë drejt vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, por megjithatë mbeten ende edhe shumë çështje të pa rregulluara, theksoi vëzhguesi i radiostacionit tonë “Zëri i Rusisë” Aleksandër Vatutin. Me të vërtetë, vendet që kanë kufi të përbashkët me gjatësi prej 330 km, nuk mund të jenë vazhdimisht në konfrontim me njëri-tjetrin. Kjo është në dëm të zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe. Kjo gjë nuk i shërben garantimit të sigurisë së lartë në rajonin transkaukazian. Miratimi i “hartës së bashkërenditur rrugore” është fillimi i procesit të rregullimit real të marrëdhënieve. Këtë e paraprinë negociatat intensive me ndërmjetësinë e Zvicerës. Si përfundim, pavarësisht nga ruajtja e një sërë divergjencave fondamentale, Armenia dhe Turqia anuan nga logjika se duhet të jetohet në frymë të fqinjësisë së mirë dhe respektit reciprok, duke i shërbyer në këtë mënyrë ruajtjes së stabilitetit në këtë rajon. E megjithatë, mbeten akoma shumë gjëra në lidhje me të cilat Erevani dhe Ankaraja janë bile mjaft larg nga arritja e kompromisit. Natyrisht që ndër to është qendrimi përkatësisht gjenocidit ndaj armenëve, i cili pati vend në fillim të shekullit të XX. Ajo që për Erevanin është tragjedi kombëtare dhe njehsohet me një ngjarje të tillë të rëndësishme si Holokausti për hebrenjtë. Por në qoftë se Holokausti është dukuri e njohur gjerësisht në arenën ndërkombëtare, gjenocodi ndaj armenëve, për shkak të kokëfortësisë së Turqisë, nuk ka marrë një status të tillë tani për tani. Megjitëse si rezultat i kësaj kasphane gjetën vdekjen 1.5 milionë armenë, kurse vetë kombi u shpërnda në gjithë botën. Por pragmatizmi politik vë thekset e veta mbi “i”, deklaroi në intervistën e vet dhënë për “Zërin e Rusisë” Drejtori i degës së Kaukazit të i Institutit të vendeve të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura Mihaill Aleksandrov.“Kohët e fundit edhe Turqia, edhe Armenia po demonstrojnë interesim të gjallë për afrimin reciprok dhe hapjen e kufijve. Për Armeninë kjo është e rëndësishme për arsye se ajo ndodhet e bllokuar, dhe, veçanërisht, pas ngjarjeve të gushtit dhe luftës në Osetinë e Jugut, prekshmëria e Armenisë u bë akoma dhe më evidente. Kurse Turqia vendosi që të rishikojë tani prioritetet e politikës së jashtme për ta bërë politikën e vet shumëvektoriale. Për të mos i cikluar marrëdhëniet e veta vetëm me Perëndimin, por të afrohet edhe me vendet e BSHP-së. Për realizimin e këtij qëllimi ajo po përpiqet të normalizojë marrëdhëniet me Armeninë. Dhe prandaj në këtë rast është plotësisht i mundur një shkëmbim i tillë, që armenët të heqin dorë nga ushtrimi i presionit serioz mbi bashksinë ndërkombëtare në favor të njohjes së këtij gjenocidi ndaj tyre, kurse turqit, nga ana e vet, të ndërmarrin heqjen e bllokadës së Armenisë dhe hapjen e kufijve. Por, megjithatë, për armenët, sigurisht, që gjenocidi do të mbetet një datë e tillë e rëndësishme, të cilën ata e përkujtojnë rregullisht dhe do ta përkujtojnë atë edhe në të ardhmen. Një problem tjetër dypalësh është Nagorni Karabah. Turqia del në mënyrë kategorike për ruajtjen e tërësisë tokësore të Azerbaixhanit që është mjaft i afërt me të. Armenia, nga ana e vet, i jep ndihmë kësaj republike të panjohur ende në arenën ndërkombëtare, duke mbrojtur në këtë mënyrë bashkëfisësit e saj që jetojnë në këtë territor. Por duke marrë parasysh faktin se Ankaraja këto vitet e fundit po avancon aktivisht idenë e krijimit të zonës së sigurimit dhe bashkëpunimit në Transkaukazinë e madhe, mund të thuhet se ekziston shpresa se palët, gjithsesi, do të mund t’ia dalin punës mbanë, të paktën, pa akuza reciproke, ndërsa më tej do të gjejnë edhe pika përkimi në këndvështrimet e veta.