Siç njofton Shërbimi Federal i Emigracioni i Rusisë ndaj programit shtetëror për shpërnguljen vullnetare të bashkatdhetarëve në Rusi po shfaqin interesim jo vetëm banorët e vendeve të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura dhe Balltikut, por edhe ata të Gjermanisë, Belgjikës, Britanisë së Madhe, Izraelit. Në Rusi tashmë u shpërngulën më tepër se 11 mijë bashkatdhetarë dhe mëse 73 mijë të tjerë kanë shfaqur dëshirën të bëhen pjesëmarrës të programit në fjalë. Ndër arsyet që i nxisin rusët për tu vendosur me banim në atdhe përmenden: vështirësitë social-ekonomike, politika diskriminuese ndaj popullsisë rusishtfolëse nga ana e autoriteteve të vendeve ku ajo jeton, mundësia për të gjtur një punë të denjë dhe një arsim cilësor.