Në intervistën e vet dhënë Shërbimit rus të BBC-së Kreu i MPJ i Federatës Ruse Sergei Lavrov deklaroi, se nuk evidenton prezencën e antiamerikanizmit në Rusi, kurse vlerësimet mbi gjoja tendencat negative që kanë gjetur përhapje në Rusi përkatësisht SHBA-s, sipas mendimit të tij, janë tej mase të shtrembëruara. Në të njëjtën kohë ai theksoi, se veprimet e Uashingtonit zyrtar në arenën ndërkombëtare këto vitet e fundit kanë  marrë vlerësime jo të njëkuptimshme në mbarë botën, ndër të tjera edhe në radhët e qytetarëve rusë. Në konfirmin të fjalëve të veta ai përmendi shembullin që ka të bëjë me planet e SHBA-s për dilokimin e elementëve të sistemit amerikan të mbrojtjes antiraketë në Poloni dhe Çeki.