Në mesazhin e urimit adresuar trupës së teatrit Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev vuri në dukje, se edhe në ditët tona teatri, si dhe më parë, është koherent me kërkesat shpirtërore të publikut dhe po ashtu si përherë i dashur dhe me mjaft popullaritet. Regjizori 91 vjeçar i teatrit Juri Ljubimov ka vënë në skenë më tepër se 50 spektakle, shumë prej të cilëve kanë merituar çmimet më të larta në Festivalet teatrale ndërkombëtare. Sot teatri po e kremton jubileun e vet me premierën e spektaklit “Përrallat”, të vënë në skenë mbi bazë të veprave të Andërsenit, Uaildit dhe Dikensit.