Konferenca në Bruksel u organizua nën drejtimin e OKB-së, Lidhjes Afrikane, Lidhjes së Shteteve Arabe dhe BE me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të shumicës së vendeve të Bashkimit Evropian dhe SHBA-s. Pjesëmarrësit e saj planifikojnë të caktojnë më tepër se 160 milionë euro për dhënien e ndihmës në rimëkëmbjen dhe zhvillimin e Somalisë, duke përfshirë edhe mbështetjen e paqeruajtësve të Lidhjes Afrikane dhe krijimin e forcave vetiake të sigurisë për luftën kundër piraterisë detare.