Liderët e opozitës deklaruan, se mbërritja në Tbilisi të mërkurën në mbrëmje e rreth 10 mijë idhtarëve të tyre nga Gjeorgjia lindore dhe perëndimore është fillim i etapës vendimtare të luftës paqësore për arritjen e dorëheqjes së Mihaill Saakashvilit. Ata u bashkuan me mitingun që po zhvillohej në sheshin përpara parlamentit. Natë e ditë aktivistët e opozitës bëjnë “dezhurn” në çadrat e ngritura atje dhe në të ashtuquajturat “kafaze-qeli”-që simbolizojnë luftën për dorëheqjen e Saakashvilit.