Pjesëmarrja në diskutimet e Gjenevës për çështjet e stabilitetit dhe sigurimit në Transkaukazi përforcon pozitat e Suhumit në arenën ndërkombëtare, deklaroi Ministri i punëve të jashtme i Abkhazisë Sergei Shamba. Sipas mendimit të tij, çështja e njohjes së pavarësisë së Abkhazisë nga shtetet evropine mund të shqyrtohet objektivisht vetëm pas një dhjetëvjeçari, kurse në një prespektivë të afërt njohja e saj mund të pritet nga vendet, të cilat nuk hyjnë në BE. Në diskutimet e Gjenevës marrin pjesë tetë palë: Rusia, SHBA, Abkhazia, Gjeorgjia, Osetia e Jugut, OKB-ja, OSBE-ja dhe BE.