Vendet e NATO-s po i rikthehen logjikës së konfrontimit të kohërave të “luftës së ftohtë” dhe nënvlerësojnë rolin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, shprehet me bindje të plotë Kreu i MPJ i Federatës Ruse Sergei Lavrov. Sipas fjalëve të tij, në NATO hoqën dorë “bile edhe nga shqyrtimi i shkakut të lindjes së konfliktit” rreth Osetisë së Jugut. Bashkë me këtë Sergei Lavrov uri në dukje se NATO “nuk konsiderohet patjetër nga Rusia si burim rreziku kërcënues”. Përkundrazi, tha Kreu i MPJ i Federatës Ruse, Aleanca është “pjesë e strukturës ekzistuese të sigurimit evropian” dhe “organizatë me të cilën Rusia do të bashkëpunojë”.