Guerilasit indianë maoistë liruan trenin me 700 pasagjerë që e morën peng. Pasagjerët nuk pësuan dëm. Përfaqësuesi i Ministrisë së hekurudhave të Indisë tha se arritja e lirimit të trenit u bë e mundur me anë të bisedimeve. Maoistët u aktivizuan në mënyrë të theksuar në vigjilje të etapës së dytë të zgjedhjeve parlamentare, që do të zhvillohet të enjten. Rebelët deklaruan për bojkotimin e zgjedhjeve.