Futbollisti i skuadrës përfaqësuese ruse Andrei Arshavin, i cili luan tani në ekipin londinez “Arsenal”, shënoi 4 gola në ndeshjen me “Liverpulin”, e cila u zhvillua të martën në kuadrin e kampionatit anglez të PremierLigës. Ndeshja përfundoi në rezultatin 4:4. Prej më shumë se gjysëm shekulli askush nuk ka mundur të bëjë atë që bëri Andrei Arshavin. Herën e fundit në fushën e “Liverpul-it” janë shënuar në portën e tij 4 gola gjatë një ndeshje të vetme që nga viti 1946. Tani Andrei Arshavin i forcoi akoma dhe më shumë pozitat e tij prej ylli të vërtetë në PremierLigën angleze.