Rusia njoftoi zyrtarisht NATO-n për shtyrjen e planifikuar të mbledhjes së Këshillit Rusi-NATO në nivel eprorësh të lartë të shtabeve të përgjithshme, të planifikuar për 7 majin. Kjo ka të bëjë me manovrat stërvitore ndërkombëtare që pritet të zhvillohen në Gjeorgji nga 6 maji deri më 1 qershor nën egidën e Aleancës VeriAtlantike. Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev shprehu qëndrimin e vet negativ ndaj manovrave të ardhshme të NATO-s në Gjeorgji. Sipas fjalëve të tij, ato nuk i shërbejnë aspak afrimit të Aleancës me Rusinë dhe janë të mbarsura me rrezikun kërcënues të keqësimit të situatës politiko-ushtarake në Kaukaz.