Presidenti i Rusisë bëri publike propozimet e veta për bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e energjetikës, duke përfshirë këtu edhe transitin. Sipas mendimit të tij, u poq domosdoshmëria për krijimin e “sistemit bashkëkohor botëror të sigurimit energjetik, adekuat me kushtet e reja” dhe përsosjen kardinale të bazës juridike të tregëtisë botërore të burimeve energjetike. Në veçanti ai shtroi çështjen mbi nënshkrimin e Traktatit të ri universal ndërkombëtar juridikisht të detyrueshëm për zbatim, pjesëmarrës të të cilit duhet të jenë vendet prodhuese, transitore dhe konsumatore.