Taxhikistani dhe SHBA arritën në marrëveshje për tranzitin e ngarkesave të destinacionit joushtarak nëpërmjet territorit të Taxhikistanit për nevojat e koalicionit perëndimor në Afganistan. Kjo ndodhi gjatë vizitës në Dushanbe të Ndihmësit të Sekretares amerikane të shtetit Riçard Bauçer. Sipas fjalëve të Bauçerit, tranziti do të fillojë pas një muaj. Më parë SHBA u morën vesh me Rusinë për realizimin e tranzitit të ngarkesëve të destinacionit joushtarak për Afganistanin nëpërmjet territorit të Rusisë.