Në Izrael përkujtohet Dita e viktimave të Holokaustit. Dita e kujtimit të hebrenjve, të cilët u bënë viktima të nazizmit, përkon në kohë me përvjetorin e shtypjes së kryengritjes më të madhe në geton e Varshavës në vitin 1943. Atëherë nazistët shfarosën më shumë se dy mijë të burgosur të getos. Sot në orën 10.00 të mëngjesit banorët e Izraelit nderuan me dy minuta heshtje kujtimin e të vrarëve. Ceremonitë përkujtimore u zhvilluan në muzeun e Holokaustit “Jad Vashem” në Jeruzalem me pjesëmarrjen e personave të parë të shtetit, si dhe në Knesset, ku u lexuan listat e të burgosurve të vrarë.