Ekipi i çiklistëve rusë “Katiusha” hyri në treshen e liderëve të rejtingut botëror të turit të profesionistëve meshkuj, të cilin e publikoi Federata Ndërkombëtare e Çiklizmit. Mbas debutimit të suksesshëm në garën shumëditore “Vuelta” në Spanjë dhe në maratonën çiklistike “Tour du Loir-et-Cher” në Francë, rusët u zhvendosën nga vendi i pestë në vendin e tretë. Në vendin e parë u renditën belgët e ekipit “Quik Step”. Vendin e dytë e zuri ekipi zvicirian “Servelo test time”.