Këtë zbulim të papritur e bënë shkencëtarët evropianë -Gjithësia jonë mban aromën e mjedrës së freskët të egër. Specialistët e Institutit gjerman me emër të Maks Planka në vend të molekulave elementare të albuminës, që është baza e ekzistencës së jetës biologjike në Tokë, zbuluan në retë e gazit të Rrugës së Qumështit substancën e etil formatit, molekula e të cilit krijon aromën e mjedrës së egër të pyllit. Kjo molekulë përcakton edhe aromën e një pije mjaft të njohur- rumit. Si rezultat, të gjithë ata që kanë dëshirë mund të zgjedhin vetë karakteristikën e aromës së galaktikës në varësi të preferencave të veta.