Deri në vitin 2015 flota arktike e Rusisë do të numërojë 100 anije, kurse aty nga viti 2020 flota akullthyese e vendit do të arrijë në 14 njësi, në përbërjen e saj do të hyjnë 8 akullthyese atomike dhe gjashtë me motor dizel. Tashmë që këtë vit në uzinën e Balltikut do të konstruktohet akullthyesja atomike e brezit të ri, e cila destinohet për lundrim në çfarëdo lloj kushtesh klimaterike në gjerësitë e larta gjeografike të Arktikës dhe shoqërimin e anijeve përgjatë lundrimit në rrugën detare Veriore.