Çështja e pavarësisë së Abkhazisë është zgjidhur një herë e për gjithmonë dhe BE duhet ta kuptojë këtë gjë, deklaroi Presidenti i republikës Sergei Bagapsh. Por Abkhazia nuk kërkon me imponim njohjen e pavarësisë së saj nga shtetet e tjera, duke kuptuar për mrekulli se çfarë vështirësish ekzistojnë në lidhje me këtë çështje në Evropë për shkak të SHBA-ve dhe Kosovës. Presidenti deklaroi se Abkhazia nuk ka frikë të jetë suplement i Rusisë dhe në rast të njohjes së Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut nga Biellorusia, ka mundësi që të ingranohet në Bashkimin e këtyre dy vendeve, sepse jetesa bashkarisht është më e lehtë se sa ajo veç e veç.