Kazakistani, Estonia dhe Letonia refuzuan të marrin pjesë në manovrat stërvitore të NATO-s në Gjeorgji, të cilat janë planifikuar të zhvillohen nga 6 maji deri më 1 qershor. Rusia, nga ana e vet, i quan manovrat e pritshme stërvitore si provokim. Presidenti Dimitri Medvediev deklaroi se manovrat ushtarake të Alenacës në territorin e Gjeorgjisë do të sjellin në ndërlikime të ndryshme dhe nuk do t’i shërbejnë aspak rifillimit të bashkëpunimit midis Rusisë dhe NATO-s.