Moska nuk do të rifillojë bashkëpunimin ushtarak me NATO-n pa vendosjen e kontakteve plotësisht të vlefshme politike, deklaroi Ambasadori i Rusisë pranë NATO-s Dimitri Rogozin. Ai theksoi se Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Nikollai Makarov nuk do të niset më 7 maj në Bruksel në takimin e gjeneralëve të lartë që do të mbahet në kuadrin e Këshillit Rusi-NATO. Një nga arsyet e këtij vendimi është dëshira këmbëngulëse e NATO-s për zhvillimin e manovrave stërvitore ushtarake në Gjeorgji, pa marrë parasysh kundërshtimet e Moskës, njoftoi diplomati rus.