Shumica dërrmuese e qytetarëve rusë, 72% e tyre, mendojnë se në kushtet e krizës shteti duhet të mbështesë, para së gjithash, ekonominë bujqësore, sferën e ndërtimit dhe industrinë ushqimore. Agjencia sociologjike VCIOM njofton, se sipas mendimit të qytetarëve, tregtia, ndërlidhja dhe sfera e reklamës mund ta shpëtojnë vetë veten. Dhe vetëm 1/5 e qytetarëve rusë i bëjnë thirrje qeverisë që të ndihmojë industrinë e naftës dhe uzinat e industrisë mbrojtëse.