Në Soçi u demaskua bashkëpunëtori i zbulimit gjeorgjian Mamuka Maisuraxe. Sipas të dhënave të Shërbimit Federal të Sigurimit të Rusisë ai mbërriti në këtë qytet si qytetar i Ukrainës dhe nën maskimin me veprimtarinë e sipërmarrësit u përpoq të krijonte një rrjet agjenturor. Kundërzbulimi njofton, se Maisuraxe kishte për detyrë grumbullimin e informacionit që kishte të bënte me përgatitjen e Olimpiadës Dimërore të vitit 2014. Zbuluesi gjeorgjian u dëbua nga Rusia.