Rusia i propozon SHBA-s për të arritur në marrëveshje jo vetëm në lidhje me shkurtimin e kapsullave bërthamore, por edhe të raketave ndërkontinentale. Ambasadori i Rusisë në SHBA-s Sergei Kisljak deklaroi, se Moska pret nga Uashingtoni propozime të reja në lidhje me këtë çështje. Presidentët e Rusisë dhe SHBA-s, përkatësisht, Dimitri Medvediev dhe Barak Obama, u morën vesh të përgatisin deri në fund të vitit projekt dokumentin mbi shkurtimin e mëtejshëm të armatimeve strategjike. Rusia ngul këmbë për shkurtimin e raketave, nëndetëseve dhe bombarduesve të rëndë.