Marrëveshjet korporative me Bullgarinë, Serbinë dhe Greqinë në lidhje me realizimin e projektit “Rryma Jugore” do të nënshkruhen këtë vit. Sipas fjalëve të Zëvendësit të Kreut të “Gazprom-it” Aleksandër Medvediev, në vitin 2009 duhet të përfundojë argumentimi tekniko-ekonomik në të gjithë sektorët e projektit. Përveç kësaj, “Gazprom” do të shtrojë përpara Bashkimit Evropian çështjen mbi dhënien projektit “Rryma Jugore” të statusit prioritar.